-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Serbia fton të rinjtë për shërbim ushtarak, Raci: Jashtëzakonisht shqetësuese, NATO duhet menjëherë të hapë rrugën për anëtarësimin e Kosovës

Ditë më parë Serbia u është drejtuar të rinjve atje nga mosha 19 deri në 30 vjeç, duke i inkurajuar që të shprehin patriotizmin e tyre përmes shërbimit ushtarak.

E njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci e sheh jashtëzakonisht shqetësuese thirrjen për rekrutimin e të rinjve vullnetarë nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Ai thotë më tej se paralajmërimet e presidentit ukrainas Zelensky janë kambanë alarmi për NATO-n.

“Thirrja për rekrutimin e të rinjve vullnetarë nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë është jashtëzakonisht shqetësuese për sigurinë e Ballkanit. Paralajmërimet e Zelensky ishin gjithashtu kambana alarmi për NATO-n. NATO duhet menjëherë të hapë rrugën për anëtarësimin e Kosovës”, shkruan Raci.

Ndryshe, njoftimi i Serbisë u drejtohet të rinjve të moshës së punës, nga 19 deri në 30-vjeç, duke i inkurajuar ata të shprehin patriotizmin e tyre përmes shërbimit ushtarak

“Ne ftojmë çdo të ri dhe të re që të aplikojnë për shërbimin ushtarak si vullnetar, si dhe për pjesëmarrjen në programin e trajnimit për oficerët rezervë”, thekson njoftimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img