Site icon PrishtinaPress

Serbia e shqetësuar për armatosjen e Kosovës, Kryeministrja serbe flet në televizion dhe bën parashikime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar për TV Prva se është seriozisht e shqetësuar për armatosjen e Prishtinës, si dhe se po dërgon mesazhe serioze.

“Kurti thotë se ne po armatosemi, ndërsa dikush tjetër po e armatos atë. Unë jam i shqetësuar se sa mbështetje ka pasur ai që serbëve të mos i lejojë të drejtën themelore për të votuar, fillimisht në referendum dhe pastaj në zgjedhje,” tha Brnabiq.

Ajo theksoi se gjëra të tilla destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se për këtë mbetet për t’u folur.

Duke folur për deklaratën e kryeministrit malazez në largim Zdravko Krivoikapiq se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka shantazhuar me ushqime, Brnabiq ka thënë se është shumë e turpshme dhe se është fyerje e drejtpërdrejtë edhe për Serbinë edhe për presidentin Vuçiq.

Është një gënjeshtër brutale. Askush nuk e ka shantazhuar, Vuçiq nuk ka pasur kontakt me të. Ne thjesht u përpoqëm ta presim bukur në Serbi, të kemi bashkëpunim të mirë pavarësisht se çfarë deklaratash vijnë nga Mali i Zi në Serbi. Ne u përpoqëm që “Gjëja më e rëndësishme është për të siguruar vaksina për Malin e Zi, oksigjen, grurë. Ne u përpoqëm t’u sigurojmë të gjithëve në rajon gjërat më të rëndësishme kur askush nuk i shkonte në mendje”, tha Brnabiq.

Ajo po ashtu vlerësoi se për këto gjëra SNS duhet të reagojë më me vendosmëri.

“Sepse ne duhet ta shpëtojmë Serbinë dhe serbët kudo që jetojmë, sepse kjo është përgjegjësia jonë dhe vlera jonë”, tha Brnabiq.

Exit mobile version