Site icon PrishtinaPress

Serbia e quan provokim të rëndë deklaratën e Komshiqit për pavarësinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas deklaratave të Zhelko Komishiqit, anëtar kroat i Presidencës së Bosnje Hercegovinës.

Komishiq gjatë ditës së djeshme ka thënë se Kosova tashmë është shtet i pavarur, transmeton lajmi.net.

Pas këtyre deklaratave kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe se sipas tij, nëse ndonjë anëtarë i Presidencës nuk e respekton integritetin territorial të Serbisë, siç ka thënë ai, duhet t’a dinë se po shkelin marrëdhëniet miqësore dhe në këtë mënyrë do të ketë reagime reciproke.

“Anëtari i ri kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komishiq, ende pa e marrë detyrën ka filluar ta provokojë Serbinë me deklaratat e tij për Kosovën. Ai beson se Kosova është një shtet i pavarur”, ka thënë Daçiq.

Ai po ashtu shtoi se politika e jashtme zyrtare e Serbisë e njeh integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës përfshirë këtu edhe Republikën Serbe në këtë shtet.

Exit mobile version