Ai ka thënë se bota demokratike duhet ta detyrojë Serbinë që t’i dënojë të gjithë kryesit e krimeve.
Ky është postimi i plotë:
Me dhimbje të madhe, përkujtojmë sot dy prej masakrave më të rënda që populli ynë përjetoi 18 vjet më parë.
Mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit.
Ndërkaq, në Suharekë, Familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe.
Qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë.
Bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyrojë shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, të zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkojë falje për krimet e panumërta në Kosovë.
Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës!