-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Serbia do “detyrohet” ta heq Kosovën nga Kushteuta e saj

Pritet të hapet një kapitull midis Serbisë e Bashkimit Evropian, që definon marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, e që nënkupton edhe ndryshimin e preambulës së kushtetutës që kësaj të fundit i referohet si pjesë e territorit.
E kjo çështje e cila pritet të bëhet me referendum, parashihet ta rrezikojë qeverinë që është në pushtet.
Kështu të paktën parasheh Momçillo Trajkoviq, një politikan që ishte dëshmitar i ndryshimeve kushtetuese të mëhershme, falë të cilave Kosovës iu shua autonomia.
“Kosova është çështje kaq e rëndësishme në ndërgjegjen dhe historinë e popullit serb. Qeveria e tanishme, përkundër kompromiseve nuk është e gatshme të pranojë të fshijë preambulën për Kosovën, me vetiniciativë. Nëse kjo shkon në referendum rezultati do të ishte krejt negativ. Për këtë ai që do propozonte fshirjen e preambulës do ta kishte fundin. Nëse në këtë rast bëhet fjalë për qeverinë atëherë ajo do të bie”, ka deklaruar Trajkoviq.
Preambula për Kosovën në Kushtetutën e Serbisë është vendosur në vitin 2006, kur Serbia pas pavarësimit të Malit të Zi, mbeti e vetme si pasuese e Ish-Jugosllavisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img