Në Serbi, një person ka vdekur duke tentuar të bënte një selfie, madje ai ka tërhequr edhe shokun e tij.
Ngjarja ka ndodhur në kalanë e Petrovaradinit në Serbi.
Personi me inicialet L.D (30-vjeçar) ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Personi i ndjerë ka dashur të bëjë një selfie në murin e kalasë, por ka humbur ekuilibrin dhe ka kapur shokun e tij, i cili ishte pranë tij, e ka tërhequr dhe së bashku kanë rënë nga kalaja, nga lartësia rreth 20 metra. Personi tjetër mbijetoi, por ndodhet në gjendje të rëndë.