-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Serbëve iu pengon mikpritja që ua bënë boshnjakët Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e përjetoi mbrëmë një mikpritje të ngrohtë në Bosnjë-Hercegovinë, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Boshnjakët i pritën dhe i përcollën lojtarët tanë me duartrokitje, ndërsa nuk mungoi as një baner i madh shumë domethënëse: “Mirë se vini lojtarët e Kosovës së pavarur”, shkruante në këtë slogan në gjuhën boshnjake.

E ky fakt po iu pengon serbëve.

Mediumi i komshinjve, “Mondo” i vë theks shkronjave të mëdha të banerit: “PAVARUR”, derisa ky medium e fut në thonjëza emrin “Kosova”.

Sipas mediumit në fjalë, as kjo mikpritje e ngrohtë nuk e ndihmoi Kosovën që ta shmangte humbjen, ndërsa i ngacmon edhe boshnjakët, për të cilët shkruan se i kanë regjistruar vetëm dy fitore në këtë ciklus kualifikimesh dhe atë ndaj Kosovës.

Sidoqoftë, fjalët i merr era, ndërsa slogani i shpalosur në Tuzla do të mbetet gjatë në kujtesë, me ç’rast konfirmohet mikpritja e boshnjakëve ndaj Kosovës, ani pse vendi i tyre nuk e ka pranuar ende Kosovën si shtet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img