1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Serbët vazhdojnë të japin dorëheqje

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se gjyqtarët serbë dhe punëtorët administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën në këtë qytet ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.

Sipas burimeve, në gjykatën në Mitrovicë të Veriut, një pjesë e stafit të administratës kundërshtuan dorëheqjet, duke thënë se ata “nuk pyeten për asgjë” dhe se “po na thuhet se çfarë të bëjmë”.

Ndërkaq, punonjësit e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të hënën nuk janë paraqitur në punë, konfirmuan për REL-in, zyrtarët e kësaj prokurorie.

“Deri në këto momente [ora 10:00], asnjë zyrtarë i këtij institucioni nga radhët e komunitetit serb nuk ka dalë në punë”, tha Valon Preteti, zëdhënës i kësaj prokurorie.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës përfshin territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrisë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka 19 prokurorë dhe 65 staf mbështetës.

Policët serbët kanë vazhduar të dorëzojnë armët dhe prangat në stacionin policor, pasi më 5 nëntor përfaqësuesit e Listës Serbe thanë se serbët në katër komunat në veri, do të largohen nga institucionet e Kosovës.

Ndërkohë, dhjetë deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dorëzuar të hënën dorëheqjen e tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, ka njoftuar Kuvendi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img