Një incident raportohet të ketë ndodhur së fundi në Serbi.
Nemanja dhe Ognjen Zeçeviq, djemtë e Zoran Zeçeviqit, deputet dhe funksionar i lartë i partisë Zavetnici, të udhëhequr nga Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, raportohet që fillimisht kanë kërcënuar e më pas kanë rrahur këshilltarin e SNS-së, Mikica Vasiq.
Ngjarja ka ndodhur në mbledhjen e këshillit Komunal të Arandjeloviqit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur në kuvend komunal po diskutohej për një pikë të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.