2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Serbët protestojnë për trenin dhe kundër Njësisë Speciale

Sot në Veri një numër i madh i serbëve kanë protestuar për trenin dhe kundër Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Një numër i madh i serbëve kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, për shkak të prezencës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri gjatë ditës së dhe pengimit të hyrjes së trenit nga Serbia në Kosovë.

Ata kanë bartur në duar flamuj serbë dhe të minatorëve të Trepçës, ndërsa, kanë porositur që Prishtina të mos demonstrojë forcë më në veri.

Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq duke iu drejtuar të pranishmëve si qytetar i Graçanicës, i cili së bashku me familjen e tij dëshiron të jetojë në vendlindjen e tij deri në vdekje  tha se serbët asnjëherë nuk janë frikësuar.

Në anën tjetër, ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq tha se populli serb në Kosovë dëshiron paqe dhe liri. “Sot jemi këtu jo për të thënë fjalë të rënda, jo për shkakun se nuk dimë dhe nuk mundemi, por për shkak se nuk duam që këto fjalë të rënda t’i përkasin popullit serbë  gjithandej Kosovës. Sot jemi këtu për të dërguar një porosi të qartë se duam paqen dhe lirinë, në çdo kuptim të fjalës. Duam të lëvizim lirshëm dhe që bashkëkombasit tonë të kthehen lirshëm në Kosovë”, theksoi Jevtiq.

Ndërkaq, kryetari ilegal i Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, ka bërë të ditur se popullit serb në Kosovë vazhdon t’i mungojë liria.

Sipas tij, dje është shmangur një konflikt i gjerë vetëm falë kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka kritikuar Bashkësinë Ndërkombëtare për mos përmbajtje të konceptit të një shoqërie bashkëkohore.

Edhe kryetari ilegal i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ka përsëritur se vetëm duke falënderuar arsyes së kryeministrit Vuçiq, dje është shmangur eskalimi i një konflikti.

Ai ka potencuar se nëse incidenti i djeshëm do të përsëritet, serbët e Kosovës së bashku me shtetin e Serbisë do të organizohen në mbrojtje popullit serb dhe shtëpive të tyre.

Ndryshe, derisa po mbahej protesta e serbëve në veri të qytetit, kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka qëndruar te cepi jugor i urës kryesore të Ibrit.

Protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img