Në barrikadën e vendosur në Rudarë, serbët po presin ardhjen e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe të tjerëve që të kthehen nga takimi që kishin më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç raporton mediumi pro Qeverisë serbe “Kosovo Online”.
Në këtë takim u raportua se serbëve të Kosovës iu ka kërkuar Vuçiqi që t’i largojnë barrikadat pas lënies në arrest shtëpiak të ish-policit serb Dejan Pantiq dhe lirimit të Nikolla Nedeljkoviq, i riu i arrestuar në Gazimestan.
Vuçiq ka thënë se ka kërkuar që serbët të tërhiqen nga barrikadat dhe ka shtuar se kanë marrë garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e serbëve do të pranohen.
Që 19 ditë barrikadat kanë bllokuar lirinë e lëvizës në veri të vendit.