12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Serbët në veri: Serbia po pëson humbje nga mos-pagesa e rrymës, e jo Kosova

Serbët në veri po konsiderojnë se Serbia është ajo që po pëson humbje nga konsumimi i energjisë elektrike në veri.

Kështu të paktën ka deklaruar për Danasin lideri i iniciativës ‘Mbijetesa Serbe’, Aleksandar Arsenijeviq, duke komentuar përplasjen mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe asaj të Serbisë, Ana Bërnabiq, lidhur me pagesat në veri.

Arsenijeviq thotë se deri në nënshkrimin e Udhërrëfyesit, me të cilin ishte planifikuar zbatimi i Marrëveshjes së nënshkruar më parë për Energji, energjia elektrike vinte nga sistemi serb përmes “Elektrokosmet”. Pavarësisht këtyre pretendimeve, KOSTT gati se çdo vit ka ndarë çdo vit një shumë të caktuar për mbulimin e shpenzimeve të komunave veriore, gjë që ka shtyrë këtë të fundit drejt falimentimit.

“Faturat kanë ardhur rregullisht deri më 31 dhjetor të 2020-ës. Familjet i kanë paguar faturat e energjisë elektrike në masë më të madhe, që do të thotë se rryma ka ardhur nga Serbia deri në marrëveshjen e re për energjinë me të cilën është formuar Elektrosever dhe me të cilën jemi transferuar në sistemin e Kosovës në rrjetin KOST”, deklaron Arsenijeviq.

I njëjti mohoi deklarimin e kryeministrit Kurti, i cili pak ditë më parë tha se veriu i shkaktoi borxhe 320 milionë euro që nga periudha e pasluftës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri në të cilin u shkatërruan dy laboratore droge, tha se grupet kriminale ishin ato që kundërshtonin pagesën e rrymës në komunat veriore, e jo banorët.

“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, JO nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilëve po lulëzon me këtë energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe të cilët trajtohen si heronj në Serbi”, deklaroi Rizvanolli në ‘Twitter’-in e saj. 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se kanë marrë informacione shumë të pakta sa i përket konsumatorëve në veri, kjo pasi që edhe ato që Elektrosever i ka dërguar qeverisë janë të pakta.

Se nuk respekton institucionet e shtetit të saj e dinë të gjithë.

Megjithatë, Elektrosever nuk ka respektuar as marrëveshjen e arritur në Bruksel për energjinë elektrike.

Fillimi i pagesës së saj nga serbët duket larg, kjo pasi që kompania serbe nuk i ka dërguar asgjë të vlefshme Qeverisë së Kosovës.

Deputeti i kësaj partie tregon se çka mori ekzekutivi nga Elektrosever.

Ai thotë se kjo do të ndikojë edhe në dialog.

Nga ana tjetër deputetë të opozitës, nuk e lënë fajtore qeverinë e Kosovës.

Ani pse edhe Ferat Shala nga PDK nuk e di se sa është numri i konsumatorëve që elektrosever e ka dërguar.

Kurse, Pal Lekaj i AAK-së kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë më transparente.

Ani pse, edhe ai fajtore lë Serbinë.

Për temën e njëjtë nga KOSTT, nuk i kanë kthyer përgjigjeje as këtë të hënë ngjashëm si 2 muaj më parë kur T7 kërkoi informacion.

Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img