Site icon PrishtinaPress

Serbët në Kamenicë rrihen mes vete, njëri përfundon në spital e tjetri në pranga

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Moqare e Epërme të Kamenicës, dy meshkuj serbë janë përfshirë në një mosmarrëveshje.

Sipas Policisë, situata ka eskaluar dhe njëri prej serbëve e ka sulmuar fizikisht bashkëvendasin e tij, me ç’rast i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, përcjell lajmi.net.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version