Sipas Policisë, situata ka eskaluar dhe njëri prej serbëve e ka sulmuar fizikisht bashkëvendasin e tij, me ç’rast i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, përcjell lajmi.net.
Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.