-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Serbët në “ekstazë” për mungesën e Shaqirit në Novi Sad

Xherdan Shaqiri për shkak të një lëndimi nuk do mund të udhëtojë në Novi Sad të Serbisë për ta zhvilluar ndeshjen kualifikuese me Zvicrën kundër Bjellorusisë.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka probleme me një lëndim dhe përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin vendosi të mos e përfshijë Shaqirin.

Lajmi se Shaqiri nuk do të udhëtojë me “Helvetikët” në Serbi u bë lajm edhe në mediat serbe.

Mediumi “Telegraf.rs” në listën e Zvicrës për këtë ndeshje, raportoi me theks të veçantë për mungesën e Shaqirit, lojtarit shqiptar që në takimet e fundit kundër Serbisë i dërgoi fqinjtë e Kosovës në shtëpi, si në Kampionatin Botëror të vitit 2018, ashtu edhe në atë të 2022 mbajtur në Katar.

“Shaqiri nuk do të vijë në Novi Sad: Zvicra luan në zemër të Vojvodinës kundër Bjellorusisë, por ai nuk do të jetë atje” – thuhej në titullin e artikullit të gazetës serbe.

Më 25 mars, Zvicra do të luajë në Novi Sad me Bjellorusinë, ndërsa tre ditë më vonë do të mirëpresë Izraelin në Gjenevë.

Bashkimi Evropian i Futbollit (UEFA) mori një vendim vitin e kaluar që Bjellorusia, si vend pritës, nuk mund të luajë në terrenin e saj për shkak të luftës në Ukrainë, andaj ky takim do të luhet në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img