Njerëzit në barrikadën në Rudarë – Komuna e Zveçanit – nuk duan të flasin publikisht për arsyet e bllokimit të rrugëve.
Me gjithë përpjekjet e gazetarëve të REL-it, ata nuk pranuan të deklarohen.
Ata janë të mbledhur në grupe të vogla dhe në mesin e tyre ka edhe gra.
Bëhet fjalë kryesisht për punonjës në institucionet serbe në veri.
Disa nga kamionët që kanë bllokuar rrugët, i përkasin kompanisë publike “Standard”, drejtor i së cilës është kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Këta kamionë janë përdorur edhe në disa barrikada të mëhershme që kanë ngritur serbët në veri./Prishtinapress/