Site icon PrishtinaPress

Serbët mblidhen pas arrestimit të Milun Milenkoviqit në veri, disa i maskojnë fytyrat

Një numër i serbëve janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut pasi u ndez alarmi dhe më pas u konfirmua se Policia e Kosovës e arrestoi drejtuesin e grupit kriminal “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si Lune.

Në anën tjetër, menjëherë pas këtij arrestimi në qendër të Mitrovicës së Veriut, Kossev raporton se një numër i serbëve u mblodhën në udhëkryqin në rrugën “Lola Ribara”, gjegjësisht afër Shkollës Teknike dhe Shtëpisë së Shëndetësisë. Mes serbëve të mbledhur, janë parë edhe disa nga ata që mbajnë maska.

Jo shumë larg serbëve të mbledhur, në Lagjen e Boshnjakëve ndodhen disa automjete të njësive speciale të Policisë.

Foto: Kossev

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e përshkroi të arrestuarin Milun Milenkoviq si organizatorin kryesor të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj në Zveçan.

Mbi 30 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s kishin mbetur të lënduar në një përplasje me protestuesit e dhunshëm të cilët i goditën me ç’kishin ushtarët, duke hedhur në drejtim të tyre edhe mjete plasëse si shok-bomba dhe molotov.

Foto: Kossev
Exit mobile version