Qytetarët serbë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë për të shënuar festën e Vidovdanit dhe pritet të miratojnë një dokument të quajtur “Deklarata e Vidovdanit”
Qytetarët serbë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë për të shënuar festën e Vidovdanit.
Sipas informacioneve, ata pritet të miratojnë një dokument të quajtur “Deklarata e Vidovdanit”, për të adresuar tensionet në veri të Kosovës.
Serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve shqiptarë dhe kërkojnë tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat veriore.
Ndërsa Komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova që të organizojë zgjedhje të reja, në të cilat do të marrin pjesë edhe serbët. Por, sa për të rikujtuar, serbët në zgjedhjet e fundit lokale nuk kanë marrë pjesë pavarësisht se kishte një marrëveshje për shtyrjen e tyre.