Shpallja e rezultateve preliminare në zgjedhjet presidenciale në Serbi, sipas të cilave kryeministri aktual Aleksandar Vuçiq është duke fituar bindshëm, ka bërë që serbët e veriut të Kosovës të dalin në rrugë dhe të festojnë fitoren e Vuçiqit.
Një numër serbësh të veriut janë grumbulluar para zyrave të Partisë Përparimtare Serbe(SNS) në veri të Mitrovicës dhe me flamujt serb në dorë po e festojnë fitoren e Vuçiqit, kurse disa të tjerë po defilojnë me vetura rrugëve të qytetit, transmeton Telegrafi.
Vuçiq ka fituar me rezultat bindës duke marrë 55 për qind të votave dhe duke lënë larg prapa kandidatin opozitar Sasa Jankoviq, që kishte vetëm 16.2 për qind, sipas një projeksioni nga Grupi Ipsos, raporton Reuters.