Site icon PrishtinaPress

Serbët e Veriut e-maila me formularë në KQZ, kërkojnë largimin e Kryetarëve në komunat atje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar katër emaile, prej të cilave tri e kanë pasë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i tha Gazetës Express se këto shkresa do të trajtohen dhe do të informojnë publikun.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, tha ai për Express.

Ndërsa, sot ka pasur raportime se serbët në komunat veriore të Kosovës kanë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesë për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktualë nga detyra.

Një gjë të tillë e ka mohuar kryesuesi i Kuvendit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin. Ai ka thënë për Express se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për peticion.

“Jo , s’është e vërtetë sepse informata s’është e saktë sepse ata s’janë lajmëru me kërkesë të kryesuesit të kuvendit komunal por janë lajmëru ekzekutivi me një kërkesë që s’janë të kënaqur me shërbimet ndaj qytetarëve dhe me obligimet e kryetarit. Kërkesa nuk ka ardhë në adresën e kuvendit, asnjë lloj peticioni, sepse sipas udhëzimi administrativ kanë fore edhe 10 muaj me prit edhe me u lajmëru në kuvend komunal për cdo lloj peticioni. Kërkesa te na si kuvend komunal nuk u dërgu, a u dërgu te ekzekutivi është për ekzekutivin dhe kryetarin, jo për kryesuesin e kuvendit. Sepse lajmet janë që kërkesa ka ardhë te kryesuesi i kuvendit, kërkesa nuk ka ardhë te kryetari i kuvendit. Ne sipas udhëzimit administriativ dhe nuk merremi me iniciativa individuale të ndonjë organizate që sigurisht është ni provë me tensionu situatën, sepse janë dërgu edhe në komuna tjera. Jam në kontakt me kryesuesit e komunave tjera dhe s’janë dërgu në adresë të kuvendit por të ekzekutivit (zyra e kryetarit). Unë si kryesues i kuvendit s’kam pranu asnjë kërkesë as iniciate nga qytetarë”, tha ai për Express.

Bashkësia ndërkombëtare ka rekomanduar dorëheqjet e tyre që të organizohen zgjedhje më të shpejta, mirëpo Qeveria ka insistuar në opsionin për peticion, për çka më pas u hartua udhëzimi administrativ.

Ky udhëzim parasheh që kryetarët mund të shkarkohen përmes inicimit të një peticioni. /GazetaExpress/

Exit mobile version