Site icon PrishtinaPress

LAJMI I FUNDIT: Serbët bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bërnjak

Nga ora  17:00 rreth 200 serbë e kanë bllokuar sot rrugën Mitrovicë – Bërnjak. Ata kanë vendosur dy kamionë në mes të rrugës për qarkullim në Zubin Potok.

Lajmin e kanë konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes, numri i protestuesve është duke u reduktuar.

Protesta e serbëve zhvillohet në ditën kur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare Bernjak.

Po ashtu protestuesit kanë deklaruar se rruga është bllokuar edhe për të ndalur qarkullimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Exit mobile version