Home Uncategorized Serbët bëhet gati ta padisin Daut Haradinajn!

Serbët bëhet gati ta padisin Daut Haradinajn!

Organizata joqeveritare serbe Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT) ka paralajmëruar padi kundër deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.

Kjo organizatë padinë do ta bëjë, siç thotë, për shkak të nxitjes së urrejtjes, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Disa ambasada në Kosovë, misioni i UNMIK-ut, OSBE-së, Zyra për Kosovën, si dhe disa politikan dhe përfaqësues të serbëve e kanë dënuar atë deklaratë. Por, dënimet pa veprime janë të thatë. CPT në bazë të kodit penal të Kosovës, neni 147 do të bëjë padi. Kjo do të jetë hera e parë që sektori joqeveritar serb ushtron padi kundër dikujt që nxit urrejtje”, ka paralajmëruar CPT.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe nuk ka thënë se do të ketë spastrim etnik të serbëve të Kosovës, por Serbia do ta merr përgjigjen e njëjtë sikur në vitin 1998 nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi.

Exit mobile version