Kjo organizatë padinë do ta bëjë, siç thotë, për shkak të nxitjes së urrejtjes, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
“Disa ambasada në Kosovë, misioni i UNMIK-ut, OSBE-së, Zyra për Kosovën, si dhe disa politikan dhe përfaqësues të serbëve e kanë dënuar atë deklaratë. Por, dënimet pa veprime janë të thatë. CPT në bazë të kodit penal të Kosovës, neni 147 do të bëjë padi. Kjo do të jetë hera e parë që sektori joqeveritar serb ushtron padi kundër dikujt që nxit urrejtje”, ka paralajmëruar CPT.
Megjithatë, Haradinaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe nuk ka thënë se do të ketë spastrim etnik të serbëve të Kosovës, por Serbia do ta merr përgjigjen e njëjtë sikur në vitin 1998 nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi.