Site icon PrishtinaPress

Serbët ankohen: I kishim ndërtuar tri shtëpi me para të murit të rrënuar

Serbët lokalë me buldozerë të dielën rrënuan një mur të cilin e ndërtuan në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës, pas disa javë tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me këtë çështje.

Serbët, të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet, nisën ndërtimin e murit në dhjetor, duke thënë se po bëhej për shkak të mbrojtjes nga rrëshqitja e dheut, por qeveria në Prishtinë tha se struktura ishte një përpjekje për të ndarë edhe më tutje qytetin në vija etnike dhe duhet rrënuar, raporton Reuters.

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ka akuzuar autoritetet në Prishtinë se po dëshirojnë të nisin një luftë, ndërsa homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, ka akuzuar Serbinë se po e shfrytëzon shembullin e Rusisë në Krime për të aneksuar pjesën veriore të Kosovës.

“Turp të kenë. Mund të kishin ndërtuar tri shtëpi me këto para”, ka thënë një qytetar serb, Jovo Iliq, i cili po shikonte buldozerët teksa po e shkatërronin murin, transmeton Koha.net.

Karabinierët italianë po e ruanin zonën si pjesë e misionit të NATO-s.

Exit mobile version