Site icon PrishtinaPress

Sensacioni i Ligue 1 nuk do të kthehet te Arsenali, shumë skuadra janë duke kërkuar shërbimet e Folarin Balogun

Folarin Balogun është padyshim sensacioni i këtij sezoni në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi anglez është huazuar nga Arsenali te Stade Reims dhe ka shkëlqyer, ku në 29 ndeshje në Ligue 1 ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Por përkundër që ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2025, Balogun nuk pritet të rikthehet në Londër, pasi ofertat për të janë të shumta.

21-vjeçari ka oferta nga katër kampionate të ndryshme si Ligue 1, Liga Premier, Serie A dhe Bundesliga.

Monaco, Lyon dhe Olympique Marseille e duan qëndrimin e tij në elitën e futbollit francez, derisa skuadrat si Milan, Roma dhe Atalanta po e kërkojnë në Serie A.

Balogun është dëshirë edhe e skuadrave angleze si Everton, Newcastle United, Aston Villa e West Ham United.

Ndërkohë në Gjermani sulmuesi qendror kërkohet nga Union Berlin, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Borussia Moenchengladbach.

Arsenali janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, por vetëm nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro.

Exit mobile version