2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Senatori Murphy paralajmëron nga Beogradi: Do t’i bëjmë presion Qeverisë në Kosovë

Senatorët amerikanë Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen kanë folur për medie të Serbisë pas takimit të tyre me Aleksandar Vuçiq. 

Në këtë konferencë është folur edhe për Kosovën, ku Murphy tregoi se këtë javë do ta vizitojnë së bashku me Tillis dhe Shaheen, ku do të bëjnë presion ndaj qeverisë së Kosovës që të mbajë premtimet e saj për marrëveshjet.

Senatori Murphy tha se tema ishte edhe në agjendë dhe se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që nuk ka më progres në zbatimin e marrëveshjeve.

“Ajo që nevojitet për qëllimin afatgjatë, ekzistojnë kushtet për njohje, është e nevojshme që të dyja palët të jenë në gjendje t’i zbatojnë këto hapa sepse tashmë janë të përshkruara në marrëveshjen fillestare. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten pjesëmarrëse aktive në këto bisedime. Por unë jam i shqetësuar se bisedimet që kemi me Serbinë për Ukrainën mund të mbizotërojnë mbi bisedimet shumë të rëndësishme që duhet të vazhdojnë për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Murphy.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img