Site icon PrishtinaPress

Senatori Menendez pas takimit me presidenten: Partneriteti SHBA-Kosovë është i fortë si kurrë më parë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington.

Menendez pas takimit me shefen e shtetit e ka falënderuar për strehimin e afganëve dhe ka thënë se partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë.

“Kënaqësi ta pres presidenten Vjosa Osmani për një bisedë të rëndësishme për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. I lumtur që pata mundësinë ta falënderoj atë për pritjen me zemër të hapur të Kosovës për afganët dhe refugjatët ukrainas. Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë”, ka thënë ai.

Presidentja Osmani pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore të ish-sekretares Madeleine Albright ka takuar seantorë e kongresistë të shumtë amerikanë gjatë vizitës në Washington DC.

Exit mobile version