1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Senatori i SHBA-së: Rusi, mjaft!

Senatori amerikan me ndikim Lindsey Graham, ka thënë se sanksionet që përkrahin dy partitë më të mëdha në SHBA “do ta godasin rëndë Rusinë e sidomos Putinin si individ”, transmeton Koha.net.
Senatori republikan,i cili gjendet në kryeqendrën letoneze ,ka thënë se Kongresi i SHBA do ta shqyrtojë përzierjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane, njoftojnë medie.
Shërbimet informative amerikane kanë kumtuar se Rusia është përzier në zgjedhje për të ndihmuar zgjedhjen e kandidatit republikan Donald Trump .
Graham ka thënë se”Rusia po përpiqet ta thyejë demokracinë nëpër gjithë botën” dhe ka shtuar se Letonia “në mënyrë konstante bombardohet me agresionin dhe përzierjen ruse.
Ai në konferencën për shtyp ka thënë se “është koha që Rusia të kuptojë se është mjaft”.
Graham, baskë me senatorin republikan John MCcain dhe me demokraten Amy Klobuchar, pas Letonisë vizitojnë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Malin e Zi.
Graham dhe MCcain janë kritikues të rreptë të Trumpit i cili ka thënë se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Putinin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img