Senatori amerikan, njëherësh ish- kandidati për presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, do të vizitojë të enjten Kosovën.
Sipas agjendës zyrtare të Kuvendit, bëhet me dije se të enjten duke filluar nga ora 14:30, do të mbahet një seancë solemne në të cilën do t’i adresohet Kuvendit, senatori amerikan i cili bën pjesë në kampin republikan.
Kujtojmë se McCain, dy ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Beograd.