Senatori amerikan Gary Peters, tha se Kosova çdo herë ka treguar bashkëpunim me ShBA, sa herë që i është kërkuar.
Peters mori si shembull të bashkëpunimit, sanksionet që i ka vënë Kosova ndaj Rusisë dhe strehimin e afganëve.
Osmani i pret në takim dy senatorët amerikanë
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, pati fjalë të mëdha edhe për qasjen e Qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe rritjen ekonomike.
“Senatori Murphy dhe unë e kemi filluar një vizitë një javore në rajon dhe nuk është koincidencë që po e fillojnë vizitën në Kosovë”.
“Kjo aleancë është e qëndrueshme dhe fortë. Kur thirret ndihmë ShBA, atëherë thërret miqtë e saj, dhe Kosova çdo herë i ka dalë në ndihmë, sa herë që kemi kërkuar ndihmë për strehimin e miqve tanë afganë, Kosova çdo herë ka treguar gatishmëri”.