0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Senatori amerikan Daines: Vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një hap pozitiv përpara

Senatori republikan Steve Deines, theksoi se vlerëson se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një hap pozitiv përpara, që çon në një zgjidhje më paqësore dhe një Ballkan më të hapur.

“Mendoj se është vetëm një hap tjetër në drejtimin e duhur drejt një Ballkani më të hapur dhe këto janë gjëra pozitive. Miqtë tanë në Bashkimin Evropian po punojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të pasur një të ardhme më paqësore dhe të qëndrueshme në Ballkan”, tha Daines, një senator nga Montana.

Ai shtoi se ajo që ndodhi gjatë muajit mars në dialogun Kosovë-Serbi është një hap pozitiv përpara dhe se procesi duhet të shkojë deri në fund.

“Ajo që ndodhi këtu në mars, me vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është një hap pozitiv përpara dhe është një gjë e mirë të shkojmë drejt një zgjidhjeje më paqësore dhe një Ballkani më të hapur, dhe është gjëja e duhur për fëmijët tanë, për dhe nipërit e mbesat. Tani jam gjyshi i katër nipërve dhe duhet të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë dhe çfarë po u lëmë atyre. Kështu që jam i kënaqur që liderët po bëjnë diskutime të hapura dhe kjo do të sjellë një rezultat të mirë për të ardhmen në Ballkan”, tha Daines./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img