Senatori amerikan në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Mendez, ka falënderuar Shqipërinë për gatishmërinë e ofrimit të strehës së afganëve në vendin fqinj.
Mendez, me anë të një postimi në llogarinë e Komitetit të Senatit ka falënderuar shqiptarët, teksa ka thënë se “shqiptarët i treguan botës edhe njëherë se çfarë do të thotë “Besa”, shkruan Gazeta Express.
“Mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për strehimin e përkohshëm atyre [afganëve] që po ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Shqiptarët i tregojnë botës edhe njëherë se çfarë do të thotë “BESA”. Do e keni respektin dhe falënderimet tona”, ka thënë ai në ‘Twitter’.
Qeveria shqiptare përgjatë së dielës, ka shprehur gatishmërinë e strehimit të afganëve, të cilët po largohen nga terroristët në Afganistan.
Një gatishmëri të tillë e ka shprehur edhe qeveria kosovare, teksa ka bërë me dije se strehimi i afganëve iu është parashtruar si kërkesë nga SHBA’të.