Site icon PrishtinaPress

Senatorët amerikanë dje u takuan edhe me liderët e opozitës

Dje në Kosovë kanë qëndruar për vizitë senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Murphy dhe Peters dje u takuan me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në bazë të disa fotografive të publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë është bërë e ditur se pos pozitës, senatorët u takuan edhe me liderët e partive opozitare, atë të PDK-së, Memli Krasniqin, të LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe të AAK-ës, Ramush Haradinajn.

“Është e mrekullueshme t’i mirëpresim senatorët Murphy dhe Peters në Kosovë! Gjatë vizitës së tyre, delegacioni u takua me liderë kosovarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Exit mobile version