1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Senatorët amerikan reagojnë pasi Kosova dhe Serbia nuk arritën marrëveshje për targat: Jemi të zhgënjyer

Katër senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyer me mosarritjen e një marrëveshje për targat ilegale.

Senatorja e lartë Jeanne Shaheen, bashkë edhe me tre senatorë të tjerë Ron Johnson, Thom Tillis e Chris Van Hollen, me anë të një deklarate thanë se kjo situatë “vë në rrezik paqen e fituar me vështirësi”.

“Jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike përpara ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e lëshimit të targave të lëshuara nga Kosova në entitetet serbe të Kosovës. Gjithashtu jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe destabilitetit në rajon, i cili vë në rrezik dekada të paqes së fituar me vështirësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatorëve.

Ndër të tjera në deklaratën e senatorëve thuhet se mbështesin përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje paqësore.

“Ne mbështesim përpjekjet e Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje dhe inkurajojmë kryeministrin Kurti të shterojë të gjitha rrugët diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore për këtë me presidentin Vuçiq. Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për trupat tona të KFOR-it që luajtën një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në rajon”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img