1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Senator McCain të enjten i drejtohet Parlamentit të Kosovës

Senatori amerikan nga kampi republikan, dhe ish kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, të enjten do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim.

Kjo seancë solemne e Kuvendit të Kosovës do të fillojë në orën 14:30.

Senatori McCain viziton Kosovën në kuadër të një turi rajonal, pas qëndrimit fillimisht në Serbi, ku u takua me presidentin e zgjedhur Aleksandar Vuçiq, raporton Gazetametro.net.

Në Serbi senatori McCain ka kërkuar nga Vuçiq që të vazhdohet dialogu me Kosovën, e që të njëjtën gjë pritet ta kërkojë edhe në takimet që do t’i zhvillojë me liderët politikë kosovarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img