Zhurma karakteristike që një person lëshon kur rrugët e tij të frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit quhet gërhitje.
Gërhitja është një problem i njohur për çdo njeri sa më shumë që vitet kalojnë.
Ndonëse nuk është ndonjë sëmundje e veçantë në vetvete dhe mund t’i ndodhë çdo njeriu, kjo zhurmë aspak e pëlqyeshme mund të bëhet shkak për disa probleme shëndetësore.
Sipas mjekëve gërhitja qoftë në një kohë të gjatë apo edhe për disa sekonda është një problem që shpesh nënvlerësohet.
Kjo pasi mund të sjellë pasoja shumë serioze anësore sidomos nëse është e përsëritur.