-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sëmundjet në Kosovë diagnostikohen me aparatura të prodhuara para 30 vjetëve

Aparatura deri në 30 vjet të vjetra, të cilat do të duhej të dilnin jashtë përdorimit, përdoren në spitalet e Kosovës për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme.

Sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), aparaturat të cilat janë më të vjetra se shtatë vjet duhet të dalin jashtë përdorimit.

Anëtari i Bordit të SHSKUK-së Shemsi Veseli ka thënë për gazetën “Zëri” se shëndetësia ka nevojë për aparatura të reja, të cilat do të shërbenin për diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme.

Derisa nevojat për pajisje mjekësore sipas Veselit kapin vlerën e afro 50 milionë eurove.

Zyrtarë për informim në QKUK kanë treguar se në total janë mbi tre milionë euro për pajisje për tërë SHSKUK-në.

Në anën tjetër, për mungesën e aparaturave ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka deklaruar se janë duke blerë pajisje në mënyrë që të përmirësohet gjendja e shëndetësisë në vend.

Për më shumë, që një gjë e tillë të ndodhë anëtarë të Komisionit për Shëndetësi thonë se janë duke bërë presione që shërbimet të funksionalizohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img