Site icon PrishtinaPress

Selmanaj: Vlerësimet që Haradinaj po i jep për procesin e dialogut nuk kanë substancë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, konsideron se vlerësimet e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për dialogun me Serbinë janë pa substancë.

“Vlerësimi ynë është se qëndrimet dhe vlerësimet e që Haradinaj po i jep për procesin e dialogut nuk kanë substancë dhe pa materie. Janë artificiale dhe prandaj dhe i kemi informuar nga dora e parë duke i thënë se kjo qasje për neve nuk është e pranueshme”, tha Selmanaj për RTK.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka porositur kryeministrin Avdullah Hoti se ai nuk mund të shkojë qosheve të punojë vetëm për çështjen e dialogut, por paraprakisht duhet të informojë të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mos bëhen gabime si në rastin e demarkacionit.

“Unë nuk i dal në mbrojtje një marrëveshje që bëhet qosheve. Më duhet t’i them jo çdokujt”, është shprehur Haradinaj mbrëmë në Debat Plus të TV Dukagjinit.

Duke folur rreth deklarimeve të Hotit se Haradinaj ka qenë në njohuri të procesit të dialogut dhe emërimit të Seënder Hysenit për koordinator shtetëror, Haradinaj ka thënë se ai ka burimet e tij të informatave dhe është në njohuri për ‘sekuencat e takimit Hoti-Vuçiq’, porse këto informata nuk i ka nga Hoti.

“Sot ia bëra me dije Hotit disa nga këto sekuenca, se e di çdo detaj të takimit. E di se ku është dreqi”, ka thënë kryetari i AAK-së.

Exit mobile version