1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj: Taksa nuk hiqet, AAK-ja e gatshme për zgjedhje

Qeveria e Kosovës nuk do ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), por edhe të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK).

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rasim Selmanaj.

Ai ka shtuar se taksa do të qëndrojë në fuqi derisa të arrihet qëllimi i vendosjes së saj.

Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, njëherësh kreut të AAK-së se kjo mund të jetë java e tij e fundit si shef i Qeverisë, deputeti Selmanaj thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por, siç thotë ai, nuk tërhiqet nga vendimet e drejta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img