8.6 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Selmanaj: Sveçla rrezikon ta pengojë procesin hetimor, del thotë “e gjeta një provë”

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se është i befasuar me zgjatjen e hetimeve për agresionin në Banjskë.

Selmanaj u shpreh i befasuar edhe me faktorin ndërkombëtar, pasi siç tha, ka pritur një angazhim më të madh për adresimin e këtij problemi.

Ky ka qenë operacion i strukturuar mirë i shtetit të Serbisë. Ky nuk është vetëm grup kriminal, por agjenda kriminale e Serbisë ndaj Kosovës e ka realizuar këtë”, tha ai në Rubikon.

Ai kritikoi edhe prezantimin e provave të grupit terrorist nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi tha se ai e ka marrë rolin e hetuesit.

Jam krejtësisht kundër që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka marrë rolin e hetuesit. Del e thotë ‘e gjeta një provë’. Kjo është skandaloze sepse nuk është punë e politikës të zbulojë prova, është punë e hetuesisë”.

Rreziku është që t’i pengojë provat, e pengon procesin hetimor nëse i zbulon ato. Aty është një proces hetimor i njerëzve profesionalë”, tha Selmanaj, njofton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img