Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar paragrafin 2 të nenit të Marrëveshjes, për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.
Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë, i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit.
Postimi i plotë:
Paragrafi 2 i nenit 7 të Marrëveshjes parasheh:
“Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.
Për çfarë zyrtarizimi po flasim?
Për çfarë statusi të Kishës?
Eksterritorialitet?!!!
Me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit.