4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj për zjarret në Prevallë: Duhet të jetë alarm për të gjithë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar për gjendjen me zjarre në Prevallë.

Ai ka thënë se kjo gjendje duhet të jetë alarm për të gjithë, duke thënë se duhet kërkuar ndihmë nga KFOR-i.

“Alarmi duhet të jetë më i madh, kjo çështje nuk duhet të kalojë me kaq neglizhencë dhe flakët të lihen në mëshirën e fatit. Bizneset dhe banorët atje janë në panik serioze.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

E dhimbshme çfarë po ndodh me Prevallën!

Prevalla duhet të jetë alarm për të gjithë, pushtetin qendror, lokal dhe të gjitha institucionet tjera.

Prevalla nuk është thjesht një mal apo një fushë, është pasuri kombëtare e cila pret shumë të sëmurë dhe turistë.

Alarmi duhet të jetë më i madh, kjo çështje nuk duhet të kalojë me kaq neglizhencë dhe flakët të lihen në mëshirën e fatit. Bizneset dhe banorët atje janë në panik serioze.

Përballja e zjarrfiksëve me ato mjete që kanë nuk është e mjaftueshme. Duhet intervenime nga ajri, dhe atë mundësi duhet ta kërkojnë nga KFOR-i dhe nga shtetet mike.

Qëndrojmë në krah të zjarrëfiksëve, të cilët meritojnë përkrahje maksimale dhe mirënjohje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img