1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj për qeverinë Kurti: Nuk është vlerë amerikane ta shkelësh Kushtetutën, të mbyllësh media…

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklarimeve dhe urimeve për pavarësinë e Amerikës.

Ai ka përmendur disa prej shkeljeve më të mëdha të qeverisë, duke theksuar se nuk janë vlera amerikane.

Postimi:

NUK është vlerë amerikane të shkelësh Kushtetutën e Republikës me dhjetra herë.

NUK është vlerë amerikane të sulmosh gjykatat.

NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh ekonominë e lirë të tregut.

NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh dhe të mbyllësh mediat.

NUK është vlerë amerikane të nënshkruash kontrata sekrete multimilionëshe.

NUK është vlerë amerikane ta shkatërrosh administratën shtetërore.

NUK është vlerë amerikane ta fyesh dhe ta sulmosh opozitën.

NUK është vlerë amerikane të falësh borxhet ndaj shtetit. Etj, etj.

Prandaj, më e rëndësishme se urimet dhe simbolikat me flamur amerikan, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria e Albin Kurtit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img