0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj pas fjalëve të Hovenier: Çdo ditë e më e qartë, s’mund të jesh edhe me ShBA-në edhe me Albinin

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj, ka reaguar pas fjalëve të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili pas nënshkrimit të grantit 34 milionë eurosh tha se përkushtimi amerikan ndaj popullit të Ksoovës “nuk do të thotë që vlen edhe për Qeverinë”.

Selmanaj e quajti ShBA-në “mik të mirë në ditë të vështira” teksa konstatoi se tashmë është mjaftueshëm e qartë që “nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën edhe me përkrahë Kurtin”.

Postimi i Selmanajt:

Miku i mirë në ditë të vështira.

Edhe pse i zoti i shtëpisë ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin 🇺🇸 e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës.

Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë. Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img