Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeminsitrit të saj, Albin Kurti, duke thënë se është dëshmuar që e gjithë përpjekja e tij e gjatë opozitare ishte vetëm për pushtet.
Ai ka thënë se qytetarët e kanë parë që diskursi i tij ishte fiktiv.
“Qytetarët e kanë parë që i gjithë ai diskurs i këtij kryeministri paska qenë fiktiv. Krejt i paska pasur për të ardhur në pushtet”, ka thënë Selmanaj.
Në emisionin “DPT te Fidan Jupolli”, Selmanaj ka thënë se në Qeverinë e Abdullah Hotit, pjesë e së cilës ishte edhe ai, kishte qasje të mirëfilltë për dialogun.
“Në Qeverinë Hoti, ku isha unë, e ndërruam qasjen. Hoqëm taksën dhe hapëm mundësinë dhe ajo na çoi në Uashington. Strategjia jonë ka qenë do të diskutojmë për gjithçka, por s’do të merremi vesh për asgjë, pa u pajtuar për gjithçka”, tha Selmanaj.