Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, kur i ka quajtur deklaratat e AAK-së që ngjasojnë me rriqrat e Malishevës.
Sipas Semlanajt nuk i ka hije një kryeministrit të vendit që në mungesë të argumenteve të mbron një version të gabuar të demarkacionit, shkruan lajmi.net.
“Interesant kur një kryeministër në mungesë të argumenteve për ta” mbrojtur ” një version të gabuar të demarkacionit bie në nivelin e tillë të shprehjeve që nuk i kan hije një kryeministri të një vendi! Se di ju personalisht a jeni të majtë apo të djathtë por nuk është reflektim i demokracisë kur bindjet dhe argumentet e kujdoqoftë i cilsoni si Rriqrat e Malishevës!”, shkruan Selmanaj në Facebook.
Semanaj i drejtohet kryeministrit me kët fjalë: “Duke respektuar mendimet e të tjerëve dhe argumentët tashmë të njohura edhe për publikun është mirë dhe e shendetshme të keni deklarata të matura kur flisni publikisht sepse jeni kryeministër!”
“Kufiri me Malin e Zi nuk është agjend opozitare, përkundrazi agjend shtetërore dhe fundamentale për të tashmën dhe të ardhmën e Kosovës!”
Semanaj ka thënë se nuk është mirë që kryeministrit t’i duken mendimet dhe argumentet e të tjervë si rriqra, pasi sipas tij Mustafa është i rrethuar me rriqra brenda LDK-së.
“Nuk është mirë pse juve mendimet dhe argumentët e të tjerëve të ju ngjajnë në Rriqna, ngase nese ju i vlersoni kështu atëherë jeni i rrethuar me “rriqëra” edhe brenda LDK-së që ju kan votuar por që nuk pajtohen me këtë version të demarkacionit”, shkruan ai.
Sipas tij, “Do të ishte mirë të kërkoni zgjidhje dhe përkrahje për të dal nga një krizë të cilën e keni futur vendin”.
Ndërsa në fund Selmanaj thotë se me qasje veç sa po e thellohet kriza e cila nuk i duhet Kosovës.
Fjalët kyçe: Isa Mustafaj, Rasim Selmanaj, reagim
Sponsored by Revcontent
What Happens When a Guy From Albania Wins An American Lottery
The Most Addictive Game Of The Year! Play With 15 Million Players Now!
Generate A High-Quality User Experience with Revcontent
Join Revcontent To Increase User Engagement and Reach
Google AMP Builds a Better User Experience on Mobile
Patch.com Chooses Revcontent for Superior Ad Quality and User Experience