Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i ka replikuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë se me marrëveshjen për të zhdukurit, Kosova sipas tij, ndër tjerash e ka hequr mundësinë e kompensimit.
“Në marrëveshjen e Washingtonit, ti djalë i mirë, që ka ndodh në Shtëpinë e Bardhë, jo në villën e Tittos në Ohër, jemi marrë vesh për zotime. Këtu ke nënshkru marrëveshje me Serbinë ku e ke amnistu Serbinë, e ke barazu institucionalisht përgjegjësinë dhe ua ke heqë mundësinë që njerëzit të kërkojnë kompensim”, tha Selmanaj.
Ish-zëvendëskryeministri tha se Murati s’mund ta mbërrijë atë që e mbërriti Qeveria Hoti, edhe sikur t’i ketë “tri jetë”.
“Edhe tri jetë me i pasë ti, s’ke me mujtë me mbërri 9 muaj sa kemi arritë ne me e çu Kosovën në Shtëpinë e Bardhë. Edhe tri jetë me i pasë”, tha Selmanaj.