1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj: LDK-në e prekni veç nëse bëni komision hetimor për Akademinë e Shkencave, e as aty s’gjeni send

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se si parti janë pro hetimit të çdo gjëje. Në seancën ku po diskutohet formimi i një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e energjisë elektrike, ai tha se opozita mund ta prekë LDK-në vetëm nëse formon komision hetimor parlamentar për Akademinë e Shkencave dhe Arteve.

Selmanaj kështu iu përgjigj pretendimeve të pozitës se komisioni i propozuar nga ta për ta hetuar situatën me energjinë elektrike që nga viti 2006, po i frikëson partitë opozitare.

“LDK-ja në secilën temë… jo në fushën e energjetikës, por në secilën temë… hapni, themeloni komisione hetimore dhe i keni nënshkrimet tona sepse ama bash kurrkund s’kapeni fare. A di ku mund të kapeni me neve? Nëse bëni komision hetimor parlamentar për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e aty s’keni çka me gjetë send”, tha Selmanaj.

“Vetëm qaty e prekni LDK-në”, shtoi ai.

Deputeti i LDK-së tha se “në asnjë fushë tjetër LDK-në nuk e prekni”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img