Site icon PrishtinaPress

Selmanaj – Kusarit: Me më pas dalë qato çka të kanë dalë ty, unë në Kosovë nuk kisha nejtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, është përplasur në Kuvend me shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

Ai ia përmendi asaj aferën ‘Zdravo’ ku janë publikuar bisedat e Kusari Lilës me nënkryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

“Me më pas dalë mu qato çka të kanë dalë ty, unë në Kosovë nuk kisha nejtë. Proceset gjyqësore janë të ndame prej politikës, mos i përzini këto dy gjëra” i tha Selmaj Kusari-Lilës në seancën ku opozita po kërkon komision hetimor parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore.

Përgjigja e tij erdhi pasi Kusari-Lila kritikoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Argumentet se VV-ja po don me e ndalë këtë komision hetimor, ne në asnjë moment nuk e kemi deklaru këtë. Krejt çka kemi listu janë faktet dhe argumentet se komisioni ka me pasë mangësi në punën e vet për shkak se rasti është në prokurori. Këtu u thanë shumë çështje që janë penale, a dojmë edhe hetues me u bo. Në asnjë proces të votimit nuk merrni pjesë. Çfarë pune bën deputeti përveçse me miratu legjislacion”, tha Kusari Lila ndër të tjera.

Exit mobile version