Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar se në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit i mbron dhe i përfaqëson avokati, ndërsa në Kosovë këtë e bën kryeministri dhe qeveria.
Ai ka shtuar se në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokurori, ndërsa në Kosovë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linqon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij.
“E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!”, ka shkruar ai.
Ky reagim i Selmanajt vjen pasi Kurti i doli në mbrojtje ministres Rozeta Hajdari për aferën me rezervat shtetërore.